
18 Tetor 2016 - 15:20
Barcelona të mërkurën përballet me klubin anglez Manchester City në Camp Nou, dhe Neymar në konferencë për media ka treguar ambiciet e tij për këtë edicion, transmeton Koha.net.
“E kam fituar Ligën e Kampionëve në vitin tim të parë, por dëshpërimisht dua ta fitoj përsëri. Kur e fitoni atë nuk mendoni se është arritur qëllimi, por thoni se dua ta arrijë përsëri këtë sepse ndihesh aq mirë”, ka thënë Neymar për Fox Sports.
Ai ka thënë se shumë lojtarë të Barcelonës kanë fituar tituj, por ende duan ta bëjnë këtë, dhe e njëjta vlen edhe për të.
“Nëse i shikoni disa nga lojtarët e Barcelonës, që kanë qenë këtu që një kohë të gjatë, ata kanë fituar titull pas titulli. Dhe kjo është ajo çfarë dua të arrij këtu, dua të ndihmojë që të krijohet trashëgimia këtu”, ka thënë ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...