Foto: Reuters

Pique: Guardiola po e shndërron Cityn në Barcelonë

18 Tetor 2016 - 15:03      

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se Manchester City ka filluar të krijojë stil të ngjashëm me atë të Barcelonës, që nga ardhja e Pep Guardiolas.

Këto komente mbrojtësi spanjoll i bëri në prag të përballjes kundër Cityt në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Jemi duke luajtur kundër një City shumë më ndryshe se në sezonin e kaluar. Pep tani e udhëheq dhe ka ndryshuar shumë gjëra. Stili i tyre tani është ndryshe, bëjnë presion të lartë. Mendoj se ata po provojnë të luajnë si ne. Pep e kupton futbollin ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë sfiduese dhe shpresoj që ta fitojmë”, ka thënë Pique, raporton Goal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...