18 Tetor 2016 - 12:50
The Telegraph raporton se meçi për titull të botës ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos mund të anulohet, pasi kampi i boksierit ukrainas insiston që meçi do të zhvillohet vetëm nëse luftohet edhe për titullin IBF, kampion i së cilës momentalisht është Joshua, dhe për brezin WBA.
Hearn ditë më parë ka thënë se marrëveshja tashmë është arritur për meçin, dhe janë në pritje vetëm që të dihet se për cilat breza do të luftohet, transmeton Koha.net.
Por, shtyrja e përgjigjes përfundimtare nga WBA ka bërë që të dy kampet ta vënë në dyshim nëse meçi do të ndodhë. Kjo luftë për titull të botës pritet që të ndodhë më 10 dhjetor në Manchester Arena.
Javën e kaluar titujt WBA dhe WBO i ishin marr boksierit britanik Tyson Fury, i cili vuante nga depresioni dhe kishte rezultuar pozitiv në dy teste të kokainës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...