
18 Tetor 2016 - 12:10
Unitedi mbrëmë barazoi në udhëtim te Liverpooli, i cili ishte favorit për ta fituar ndeshjen, por skuadra e Jose Mourinhos ia arriti të marrë një pikë në Anfield Road.
“Ishte një ndeshje e mirë, e vështirë në të njëjtën kohë. Mendoj, ishim në udhëtim te Liverpooli dhe ata kanë mposhtur top ekipet në ligë. Sezoni është i gjatë, shoh shumë ekipe që luftojnë për titull se do të humbin pikë, dhe në çdo javë mund të ndodhin gjëra të ndryshme. Është e rëndësishme të fitojmë ndeshjet tona, dhe t’i japim vetes një shans. Nëse i fitoni dy ndeshje radhazi tani dilni në krye”, ka thënë Ibra.
Ai ka thënë se ekipi do të luftojë deri në fund, dhe gjërat do të fillojnë të shkojnë mirë në momentin që do të komponohen.
“Nëse marrim fitoret do të jemi edhe ne aty. Është një betejë e gjatë dhe ne jemi aty, ne jemi duke luftuar dhe duke stërvitur shumë. Kur ne të komponohemi, gjërat do të jenë të lehta për ne”, ka thënë suedezi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...