Trepça kërkon ndihmën e tifozëve për të “zënë” Sokolin

18 Tetor 2016 - 10:10      

Skuadra maqedonase e basketbollit Karposh Sokoli 2000, ka vetëm humbje këtë edicion. Ka pësuar pesë humbje në Ligën e fortë regjionale, atë ABA.

Një humbje e ka edhe në ligën më të dobët regjionale, atë Ballkanike, ku paraqiten edhe katër skuadra kosovare. Ndeshjen e ardhshme Karposhi e luan pikërisht në Kosovë, të martën (sot) nga ora 19:00 ndaj Trepçës në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

Humbja e të gjitha ndeshjeve të deritashme nga kundërshtari, nuk i mashtron drejtuesit e skuadrës mitrovicase. Trajneri i Trepçës, kroati Neven Plantak, vlerëson se Karposh Sokoli ka skuadrën më të mirë në Grupin B të Ligës Ballkanike.

Karposhi këtë edicion ka debutuar në Ligën Ballkanike dhe në atë të Adriatikut (ABA). Debutuese në Ligën Ballkanike është edhe Trepça... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...