Drita e gatshme për debutim në “Champions”

18 Tetor 2016 - 09:24      

Kampionia e Kosovës në volejboll në konkurrencë të femrave, Drita nga Gjilani, është e gatshme për skenën e madhe, atë të Ligës së Kampionëve.

Drita, të martën (sot, 19:00) luan kundër ekipit nga Bullgaria, Maritza Plovdiv, që po ashtu debuton në këtë garë prestigjioze, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja i takon raundit të parë të kësaj gare dhe do të zhvillohet në palestrën "Bashkim Selishta - Petriti" të Gjilanit. Pas ndeshjes në Gjilan, Drita do të jetë mysafire e ekipit bullgar në Plovdiv për duelin e dytë të këtij raundi, më 22 tetor. Këtë edicion ekipet nga Kosova për herë të parë po luajnë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, në prag të përballjes me kampionen e Bullgarisë, ka thënë se ekipi i tij është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...