Foto: Ilustrim

Ndikimi i tifozëve në vendimmarrjet e klubeve po rritet

18 Tetor 2016 - 08:15      

Tifogrupi "Plisat" po insiston se Drilon Hajrizi nuk ka vend te Sigal Prishtina, dhe mungesa e basketbollistit mitrovicas vlerësohet se ka ndikuar në startin më të keq të kësaj skuadre në dekadat e fundit. Ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e para.

Por nuk janë vetëm "Plisat" ata që përzihen në politikat e klubit. Ambicie të tilla së fundi kanë treguar edhe grupet e tifozëve "Torcida" e "Intelektualët", shkruan sot Koha Ditore.

Dy grupet e fundit shqetësimet nuk i kanë në basketboll, por në futboll, ku skuadrat e tyre nuk po kanë rezultate të mira në edicionin e ri të Vala Superligës.

Përderisa "Torcida" i kërkon ekipit të Trepçës ndryshime në shtabin teknik për përmirësimin e rezultateve, "Intelektualët" po mundohen të caktojnë se kush do të jetë trajneri i ri i Dritës pas shkarkimit të boshnjakut Amir Alagiq.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...