
18 Tetor 2016 - 08:08
Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për fyerje raciste në kor dhe hedhje të gjësendeve në fushë nga tifozët gjatë ndeshjes eliminatore për botërorin "Rusia 2018", të zhvilluar më 6 tetor në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.
Në adresë të FFK-së më 10 tetor ka ardhur raporti nga FIFA, ku përshkruhet gjithçka që ka ndodhur para, gjatë dhe pas ndeshjes, sipas arbitrit kryesor, asistentëve të tij, inspektorit të arbitrave, komisarit të ndeshjes dhe sigurimit zyrtar.
Vendimi pritet të merret nga 27 deri më 29 tetor, bëjnë të ditur në FFK. Dhe, meqë është hera e para për Kosovën, ndëshkimi pritet të bëhet vetëm me gjobë, që mund të sillet rreth 40-50 mijë euro.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...