Mourinho: Nuk është rezultati që donim, por është pozitiv

17 Tetor 2016 - 23:29      

Jose Mourinho, trajner i Manchester Unitedit, ka deklaruar se “Djajtë e Kuq” donin fitoren në përballje me Liverpoolin, por edhe barazimi konsiderohet rezultat pozitiv për të.

Liverpooli dhe Unitedi barazuan pa gola në xhiron tetë të Premier Ligës, ndërsa pas takimit portugezi thotë se ekipi i tij kontrolloi ndeshjen, edhe pse Liverpooli pati dominimin.

“Nuk është rezultati që donim, por është pozitiv. Është rezultat që ndal rivalin e drejtpërdrejtë që të fitojë tri pikë në shtëpi andaj nuk është rezultat i keq. Ndeshja ishte e vështirë për të dy ekipet, por më shumë ishte vështirë për ta sesa për ne. E kontrolluam ndeshjen jo vetëm taktikisht, por edhe emocionalisht. Ndoshta ishte Anfieldi më i qetë që kam përjetuar ndonjëherë. Mendoj se ishte performancë pozitive”, ka thënë ai për BBC, transmeton koha.net.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...