Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë kundër Izraelit

17 Tetor 2016 - 21:39      

Shqipëria rrezikon seriozisht që ndeshjen e radhës ndaj Izraelit në “Loro Boriçi” ta zhvillojë me dyer të mbyllura.

Kërcënimi për këtë masë vjen nga UEFA, e cila ka gjobitur Federatën Shqiptare të futbollit në dy raste, në ndeshjen me Maqedoninë por edhe në atë me Spanjën, për flakadanët dhe tymueset të hedhura në fushë nga grupimet e tifozërive.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku i ka bërë thirrje tifozërive që të jenë të kujdesshme në mos përsëritjen e ngjarjeve të tilla, duke përcjellë shqetësimin që delegati i UEFA-s ka dërguar në FSHF, si paralajmërimin e fundit për të cilën jemi gjobitur, masa tjetër ndëshkimore do të jetë zhvillimi i ndeshjes pa tifozë, përcjell TCh.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Loro Boriçit” më 12 nëntor, ku do të përballen me Izraelin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...