Emre Can e quan “përballje ëndrrash” duelin me Unitedin

17 Tetor 2016 - 17:04      

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, e ka përshkruar si përballje ëndrrash duelin me Manchester Unitedin.

Ekipi i Jurgen Kloppit pret sonte në Anfield prej orës 21:00 ekipin e Jose Mourinhos në përballjen e parë të rivalëve të njohur këtë sezon.

Can, që nuk ka startuar në pesë ndeshjet e fundit për “Të Kuqtë” për shkak të lëndimit, thotë se është i fokusuar në këtë ndeshje dhe pret tri pikë për ekipin e tij.

“Është një nga ato ndeshjet që i ëndërron si fëmijë! Plotësisht i fokusuar në ndeshjen Liverpool vs. Manchester United! Jemi gati dhe do të jetë luftë e madhe sonte e shpresoj në tri pikë për ne”, ka shkruar ai në Instagram.

Liverpooli, që ka fituar katër ndeshjet e fundit, është i katërti në tabelë me tri pikë para Unitedit, që është i shtati.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...