Mbyllet sezoni për Serena Williams

17 Tetor 2016 - 13:28      

Serena Williams edhe këtë vit do t’i mungojë turneut të fundvitit në tenis, që do të zhvillohet në Singapor.

Është vetë amerikania që e konfirmoi këtë lajm duke deklaruar se në këtë moment ajo po mendon për riaftësimin e saj nga dëmtimi në shpatull, ndërsa synon të jetë e gatshme për garat në vitin 2017.

“Jam e detyruar të heq dorë nga turneu i fundvitit në Singapor për shkak të problemeve që kam në shpatull. Për mua është e rëndësishme që të riaftësohem dhe të jem gati për vitin 2017 dhe Australian Open”, deklaron ish-numri 1 i renditjes botërore.

Nga kjo tërheqje e Williams mund të përfitojnë Johanna Konta ose Carla Suarez Navarro për të qenë mes pjesëmarrëseve në “WTA Tour Finals”, me britaniken që është në avantazh kundrejt spanjolles, transmeton TCH.

Ndërkaq, 7 tenistet e tjera që do të marrin pjesë në këtë eveniment janë Kerber, Radwanska, Halep, Pliskova, Muguruza, Keys dhe Cibulkova.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...