Boksi për ndryshim në Kenia

17 Tetor 2016 - 10:59      

Në një sallë me ndriçim të dobët thellë në lagjet e varfra në kryeqendër të Kenias, Najrobi, kundërmon era djersë, mund të shihet edhe gjak aty-këtu, por një gjë që mund të vërehet është se sportistët në këtë sallë kanë një ëndërr olimpike.

Kenia është e njohur për talente të vrapimit, por pos 99 medaljeve që kanë marrë atletët kenianë në Lojërat Olimpike, edhe një sport tjetër veçohet në këtë vend: boksi.

Medalisti i vetëm i artë i Kenias në boks, Robert Wangila, kishte triumfuar në Lojërat Olimpike të vitit 1988 në Seul. Ai është një nga shtatë medalistët olimpikë të Kenias, në boks, përcjell Koha Ditore shkrimin e Al Jazeera.

Ai kishte nisur karrierën në një sallë të punëtorëve të hekurudhës që gjendet në lagjen e varfër Muthurwa. Tash është shtëpi e një prej klubeve më të varfra të boksit në Kenia.

Salla, që nuk ka as furnizim me energji elektrike, është shtëpi e klubit Dallas Boys me 200 anëtarë.... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...