17 Tetor 2016 - 08:45
Klopp, që do të përballet me Manchester Unitedin e Jose Mourinhos të hënën mbrëma në "Anfield", është munduar të ulë pritjet, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
"Unë e di se në këtë moment të gjithë kanë ndjesinë se ne jemi në rrugë të mirë dhe se Unitedi nuk është në rrugë të mirë. Por kemi vetëm tri pikë dallim. Kjo nuk është asgjë", ka thënë Klopp.
Më vonë ai pyetet për tifozët që e krahasojnë atë me trajnerët legjendarë të Liverpoolit, Bill Shankly, dhe Bob Paisley, të cilin krahasim gjithashtu e hedh poshtë.
"Askush nuk bën të krahasojë këtë kohë me ato kohë të mira të vjetra. Është një kohë tjetër në këtë klub të mrekullueshëm në një ligë të vështirë. Ka shumë ekipe të mira në ligë dhe kohët e vjetra nuk kthehem vetëm pse ne urojmë të kthehen. Është pozitive që kemi legjenda, gjithë këto personalitete të mëdha, trajnerë e lojtarë, por nuk na ndihmon kjo. Dhe gjithë gjërat që nuk të ndihmojnë, nuk bën të mendosh për to", ka thënë Klopp.
Ai ka të drejtë, por problemi i tij është se në vitin e tij të parë në krye - ka marrë drejtimin më 8 tetor të vitit 2015 - ka lënë përshtypje aq të mëdha, saqë askush nuk u beson më këtyre fjalëve.... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...