17 Tetor 2016 - 08:38
Arsenali ishte në epërsi prej 3:2 dhe dukej i sigurt për të mbajtur atë apo edhe për të shtuar, para se reprezentuesi i Zivcrës të përjashtohej me karton të kuq 20 minuta pa mbaruar ndeshja, shkruan Daily Mail.
Ndërhyrja e ashpër ndaj Modou Barrowit i siguroi Xhakës kartonin e tij të parë të kuq me fanellën e Arsenalit, por të tetin për klub dhe shtet që nga stinori 2013/14. Xhaka rrezikon një suspendim prej tri ndeshjeve, përcjell sot Koha Ditore.
Tifozët e Arsenalit ishin të shpejtë për të mbrojtur transferimin e tyre të ri, ndonëse ai skuadrën e vendosi në më tepër presion sesa që mund të përballonte, duke thënë se më së shumti që meritoi ishte një karton i verdhë.
Por bashkëlojtari i Xhakës, Alex-Oxlade Chamberlain, ka thënë se arbitri Jon Moss veproi drejt kur i dha karton të kuq Xhakës.... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...