Tirana fiton kryendeshjen ndaj Skënderbeut

16 Tetor 2016 - 18:54      

Tirana ka fituar kryendeshjen e javës së shtatë në Superligën shqiptare duke mposhtur Skënderbeun me rezultat 2 me 1.

Ekipi tiranas kaloi në epërsi ndaj korçarëve në minutën e 15-të. Ndockyt shënoi golin e parë në ndeshje.

Epërsinë për vendasit e dyfishoi Justalain në minutën e parë të pjesës së dytë, ndërsa krejt çka lideri i tabelës arriti të bënte ishte ngushtimi i rezultatit përmes Liridon Latifit. Latifi shënoi në minutën e 84-të.

Skënderbeu vazhdon të prijë në tabelë me 18 pikë. Nga pesë më pak kanë Kukësi e Tirana që zënë pozitat dy dhe tre. Partizani, që ka 11 pikë, ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...