16 Tetor 2016 - 18:15
Mourinho ka vënë në dyshim aftësinë e gjyqtarit Anthony Taylor për të përballur presionin e madh të takimit Liverpool – Manchester United, transmeton Koha.net.
The Guardian raporton se FA do të kontaktojë Mourinhon, pasi konsideron se me komentet e tij ndaj gjyqtarit ka thyer rregullën duke folur për referin para takimit.
“Mendoj se Taylor është një refer shumë i mirë, por për shkak të presionit që po i vihet atij mendoj se do ta ketë shumë të vështirë që të ketë një performancë të mirë në Anfield. Nuk dua të them më tepër për këtë çështje”, ka thënë Mourinho, skuadra e të cilit udhëton të hënën në Anfield Road për t’u përballur me Liverpoolin e Jurgen Kloppit.
FA e kishte vënë në fuqi më 2009 rregullin për të ndaluar trajnerët që të thonë diçka, pozitive, negative apo diçka tjetër, për gjyqtarët e një ndeshje, për shkak se Sir Alex Ferguson dhe të tjerët po përdornin konferencat para ndeshjeve që të ndikojnë te gjyqtarët, dhe komentet e tilla tani dënohen.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...