16 Tetor 2016 - 16:29
Kur po zhvillohej minuta e 63 e ndeshjes një tifoz i Llapit ka sulmuar anësorin, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Koha.net. Në këto momente Feronikeli ishte duke fituar me rezultat prej 0-3.
Këtë akt e ka dënuar klubi i Llapit, që përmes një komunikate për media ka thënë se veprimet e tulla e dëmtojnë rëndë klubin si dhe futbollin kosovar.
“Ne distancohemi nga një tifoz i paidentifikuar dhe i papërgjegjshëm, i cili prishi komplet rrjedhën e ndeshjes, aktet e tilla dëmtojnë rëndë edhe FC Llapin edhe futbollin kosovar në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Llapit.
Llapi vlerëson se referimi ishte korrekt, dhe Feronikeli ishte me meritë në epërsi.
Përveç kësaj Llapi ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të jetë më sy hapur dhe krijojë siguri për ndeshjet futbollistike, duke kryer detyrat që iu takojnë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...