16 Tetor 2016 - 12:56
Piloti spanjoll nuk e la t’i ikte nga duart "match point"-i i parë i finales së sezonit dhe kjo falë “harakirit” të skuadrës Yamaha.
17 xhiro nga fundi rrëshqiti Valentino Rossi dhe më pas ra spanjolli Jorge Loreno. Spanjolli i Yamaha, nëse do të arrinte podiumin, mund t’i kishte shtyrë festën Marquezit, të paktën deri në garën e Australisë, transmeton TCH.
Gara e Motegit ishte një pasarelë e kampionit të botës, që preku finishin i pari me 3 sekonda avantazh ndaj Doviziosos, ndërsa në vendin e tretë doli talenti Vinales.
Marc Marquez rrëmben kështu 3 gara nga fundi titullin kampion në një sezon që e monopolizoi me talentin e tij, me ndalesën austriake të vetmen që nuk e ka fituar ndonjëherë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...