De Biasi: Mendojmë vetëm për sfidën e radhës

16 Tetor 2016 - 12:48      

Dy fitore, një ndaj Maqedonisë dhe tjetër me Lihtenshtajnin dhe më pas humbja e pritshme me Spanjën. Me 6 pikë nga 9 të mundshme, Shqipëria është ende në garë për një vend në finalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Pas aventurës në Europian, Shqipëria e De Biasit kërkon të bëjë mrekullinë në një grup shumë të vështirë ku bën pjesë, përveç Spanjës, edhe Italia. Mirëpo në futboll kurrë nuk thuhet kurrë. Në një intervistë ekskluzive për “Tuttomercatoweb”, trajneri i kuqezinjve flet për rrugëtimin e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit.

“Të humbasësh ndaj Spanjës besoj se është normale për shkak të diferencave të dukshme në nivel teknik, – shprehet fillimisht De Biasi. – Gjithsesi, çdo ndeshje duhet analizuar dhe them se ndaj tyre luajtëm mirë. Jam i kënaqur me dy ndeshjet e fundit.”

Dhe më pas vjen një pyetje e drejtpërdrejtë: Sa shanse ka Shqipërisë për të shkuar në Rusi?

Për De Biasin Shqipëria duhet të mendojë ditë pas ditë dhe duke qenë realiste. Me Spanjën dhe Italinë në grup, dy skuadra që kanë kampionë të mëdhenj, nuk mund të mendosh për kualifikimin por për ndeshjen e radhës, transmeton Supersport.

60-vjecari nuk e ka të vështirë të bëjë një renditje të grupit në bazë të mundësisë që ka çdo skuadër. Spanja pa dyshim mbetet e para, sepse ka cilësi më të larta se kundërshtarët e tjerë të grupit, më pas vjen Italia, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni. Megjithatë, De Biasi nuk heq dorë, Shqipëria do të tentojë deri në fund për vendin e dytë.

I pyetur për futbollistë të rinj të talentuar shqiptarë që mund të shkëlqejnë në futbollit elitar, De Biasi përmend Rey Manajn, të cilin e konsideron të ardhmen e Kombëtares Kuqezi.

Për italianin nuk përbën diferencë të madhe nëse drejton një përfaqësuese apo një klub. Gjithçka varet nga projekti që i ofrohet. Pasi i kërkohet një opinion për Serinë A, De Biasi thekson se Juventusi ka një avantazh shumë të madh ndaj rivalëve, por në futboll asgjë s’është e sigurt. Garën më të fortë e sheh për vendin e tretë, ku sipas trajnerit të Shqipërisë do të rivalizojnë fort Roma, Napoli dhe Interi, pa harruar edhe Milanin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...