
16 Tetor 2016 - 11:52
Kryendeshja e këtij stinori luhet sot pasdite në ‘Agron Rama’ të Kastriotit, ku përballen dy rivalet e vjetra, dy skuadrat që kryesojnë renditjen tabelore, Prishtina dhe Trepça ’89.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante dhe e rëndësishme, sepse të dy skuadrat synojnë rezultat të favorshëm në mënyrë që të mbesin kandidat kryesor në garën për titull të kampionit, transmeton kp.
Ndeshje e fortë pritet të luhet edhe në Merdarë, ku Llapi në super formë sfidon kampionin në fuqi, Feronikelin.
Ndërkaq, në dy takimet tjera takohen: Drita-Ferizaj dhe Trepça-Drenica.
Vala Superliga / Java e nëntë
Sot takohen:
Prishtina-Trepça ’89
Trepça-Drenica
Drita-Ferizaj
Llapi-Feronikeli
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...