16 Tetor 2016 - 11:33
Në shtator të vitit 2015, derisa Mohsen mundohej të kalonte kufirin e Hungarisë duke mbajtur djalin në duar, u rrëzua qëllimisht nga një kameramane hungareze që po raportonte nga vendi i ngjarjes, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Xhirimet e këtij episodi famëkeq u përhapën shumë shpejt nëpër rrjetet sociale, duke treguar vështirësitë me të cilat po përballen refugjatët sirianë, përderisa po kërkonin një vend të sigurt në Evropë.
Mohsen 52-vjeçar, gjatë një interviste pranoi se fakti që ai ishte viktimë e një sulmi të lig, i solli fat në jetë. Ai menjëherë u identifikua se ishte trajner i futbollit dhe një shkollë e futbollit në Spanjë, menjëherë i ofroi punë.

Ai u vendos në një apartament me dy dhoma gjumi, kurse ylli portugez Cristiano Ronaldo, mori djalin e tij përdore dhe u fut në fushë para një ndeshjeje kampionale të Real Madridit.
“Gjithmonë e kam ditur se Spanja është shumë e veçantë sa i përket futbollit. Është shteti më i mirë në këtë sport dhe unë jam shumë me fat që jam këtu dhe po punoj në futboll”, pranon Mohsen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...