Foto: Ilustrim

Peja thellon krizën e Prishtinës

15 Tetor 2016 - 21:46      

Kryendeshja e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës i ka takuar ekipit nikoqir.

Verdhëzinjtë i kanë shkaktuar humbjen e tretë radhazi Sigal Prishtinës në këtë edicion, raporton Koha.net.

Në palestrën e stërmbushur në “Karagaçi” ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 67-67 dhe fituesi u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Dhe pas vazhdimeve Peja u tregua më efikase, duke arritur që ta përmbyllë këtë ndeshje në favor të saj me rezultat 81-73.

Prishtina e kishte nisur me humbje Superligën duke humbur në xhiron e parë nga KB Bashkimi në “Sezai Surroi”, kurse humbjen tjetër e kishte pësuar në BIBL nga ekipi bullgar Beroe.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...