16 Tetor 2016 - 10:55
Po ashtu është vendi ku Toni Kroos, që ka firmosur të mërkurën kontratë të re me Real Madridin, ka nisur karrierën si i vogël, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka luajtur për skuadrën Greifswalder SC deri në moshën 12-vjeçare, një gjë me fat për ish-skuadrën e tij, falë rregullave të FIFA-s që rregullojnë transferimin e futbollistëve.
“Nëse një lojtar profesionist transferohet para se t'i skadojë kontrata, atëherë çdo skuadër që ka kontribuar në edukimin e tij duhet të marrë një përqindje nga transferimi”, thuhet në artikullin e 21-të të kompensimit të stërvitjes dhe mekanizmit të solidaritetit, sipas statusit të FIFA-s në lidhje me transferimin e lojtarëve.

Kur Kroos u transferua te Real Madridi nga Bayern Muencheni në verën e vitit 2014, për 30 milionë euro, skuadra e vogël Greifswalder FC duhej paguar 64 mijë euro. Mirëpo, Real Madridi nuk pagoi menjëherë atë shumë.
Greifswalder FC u desh të padiste Realin, pasi skuadra që ka fituar më së shumti tituj të Spanjës dhe po ashtu më së shumti të Evropës (11 herë), thjesht refuzonte të paguante... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...