Meraku i gjigantes Vlora Braha

16 Tetor 2016 - 09:37      

Pasi qëndroi për një dekadë larg basketbollit, vendosi të kthehet, jo në rolin e lojtares, por në atë të zyrtares së klubit.

Dhe Vlora Braha u kthye pikërisht aty ku edhe e la karrierën, ishte e detyruar të bënte këtë. E la me titull kampioni të Kosovës për t'u kthyer me të njëjtin trofe, shkruan sot “Koha Ditore”. Braha u kthye edicionin e shkuar si zyrtare e klubit të femrave Prishtina, që fitoi titullin e kampionit.

Ajo zyrtarisht karrierën si basketbolliste aktive e la në vitin 2006 tek ekipi i Universitetit në moshën më të mirë. Ishte vetëm 26-vjeçare kur e kishte të pamundur të vazhdonte basketbollin, për shkak të lëndimit të shpinës.

Në të vërtetë, Brahën ky lëndim e përcolli për dy vjet para se të kuptojë se duhet të heqë dorë nga sporti. Problemet për Brahën nisën pak para se Universiteti të niste aventurën në garat ndërkombëtare - Ligën Trokall (2003-2004).

Paraqitja në këtë ligë, është meraku më i madh në karrierën e Vlorës. Atëbotë, Universiteti arriti rezultate fantastike, duke e përfunduar edicionin me pjesëmarrje në “Final-four” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...