15 Tetor 2016 - 20:51
Ylli i Barcelonës bëhet futbollisti me më së shumti gola në ndeshjen si vendas, raporton Goal.
Argjentinasi ishte një nga realizatorët në fitoren prej 4-0 kundër Deportivos, dhe me këtë gol e tejkalon legjendën e Atletico Madridit, Telmo Zarra si golashënuesi më i mirë në ndeshjet vendase.
Messi tejkalon Zarran, i cili kishte rekordin me 179 gola.
Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo është i katërti në listë me 150 gola, prapa legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që ka 151 gola.
Messi tashmë është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të La Ligas, dhe sot shtoi edhe një rekord arritjeve të tij të shumta në futboll.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...