Foto: Reuters

Xhaka përjashtohet në fitoren e Arsenalit [video]

15 Tetor 2016 - 17:53      

Arsenali ka shënuar një fitore në shtëpi kundër Swanseas me rezultat prej 3 me 2.

Kjo ndeshje nuk përfundoi mirë për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70, raporton Koha.net.

Në formë të lartë për Topçinjtë ishte sulmuesi anglez Theo Walcott që shënoi dy gola në minutat 26 dhe 33.

Sigurdsson e ngushtoi epërsinë kur po zhvillohej minuta e 38. Por, Arsenali shënoi edhe njëherë përmes Mesut Ozil, i cili shënoi pas asistimit nga Sanchez.

Mysafirët arritën të shënojnë përmes Bastonit në minutën e 66, por kjo ishte e tëra që bën përkundër që ishin me një lojtar më tepër në fushë pas përjashtimit të Xhakës.

Me këtë fitore Arsenali renditet në vendin e dytë me 19 pikë.


Granit Xhaka RED CARD - Arsenal vs Swansea by enjoylivehdi

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...