Foto: Reuters

City – Everton ndajnë pikët

15 Tetor 2016 - 17:48      

Derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Evertonit nuk ka dhënë fitues.

Skuadra e Pep Guardiolas nuk arriti të shënojë fitore si vendas ndaj Evertonit, me të cilën ndanë pikët pas rezultatit përfundimtar 1 me 1, raporton Koha.net.

Rastin e parë ideal për ta kaluar Cityn në epërsi e pati De Bruyne që u tregua i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 43.

Evertoni arriti në pjesën e dytë të shënojë golin e epërsisë përmes Lukakus në minutën e 64. Vetëm gjashtë minuta më vonë City e humbi edhe një penalti, këtë herë i pasaktë u tregua Aguero.

Por, në minutën e 72 ishte Nolito që më në fund gjeti rrugën e golit pas asistimit nga Silva.

City me këtë barazim mbetet lider me 19 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë, kurse Evertoni mban vendin e gjashtë me 15 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...