Kaka: Një ditë do të rikthehem te Milani

15 Tetor 2016 - 15:02      

Një nga lojtarë më të mirë të viteve të fundit tek skuadra e Milanit, Rikardo Kaka ka deklaruar se mund të rikthehet në të ardhmen sërish te kuqezinjtë.

Në një intervistë për mikrofonin e kanalit informativ të FIFA-s, Kaka deklaroi se për momentin është i lumtur në SHBA, por nuk e mohoi dëshirën për t’u veshur sërish kuqezi në të ardhmen, ndonëse tashmë është në moshën 33-vjeçare.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Më pëlqen ideja për t’u rikthyer te Milani. Sigurisht, jo tani, pasi jam i lumtur që po luaj në MLS me Orlando Cityn. Gjithsesi, e di se në çdo moment, te Milani është një derë e hapur për mua. E adhuroj Milanin, sepse më ka dhënë shumë”, ka thënë Kaka.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...