15 Tetor 2016 - 14:42
Është Donjeta Sadiku, ajo e cila e ka bërë krenar vendin tonë ditëve të fundit. Donjeta shkëlqeu në Kampionatin Evropian të mbajtur në Ordu te Turqisë, duke fituar medaljen e artë. Ajo nuk u ndalë më kaq, sepse pak ditë pas Turqisë, ajo rrëmbeu të artën edhe në Bullgari në një turne të madhe.
Këto suksese kanë gëzuar vendin tonë, veçmas Federatën e Boksit të Kosovës (FBoxK). Njëri ndër trajnerët e boksit tonë, njëherësh zëdhënës i FBoxK-së, Latfi Demolli në një intervistë për KosovaPress, është shprehur tejet i lumtur më sukseset e Donjeta Sadikut. Demolli mendon se ky sport që dikur ishte krenaria e Kosovës, ka nisur të kthejë namin e vet.
“Kjo po tregon se dalë nga dalë boksi po merr hapat e vet dhe po e kthen formën të cilën e ka pasur viteve të 80-ta, sepse boksi ka nisur të sjellë medalje ballanike, evropiane e botërore dhe besoj në suksese edhe vitin e ardhshëm, sepse kemi tre-katër boksierë në formë dhe do të sjellim medalje evropiane e botërorë si me Donjeta Sadikun dhe ta kthejmë këtë sport në vendin që e ka dhe siç e dimë ne në sportet luftarake kemi prirje dhe mund të arrijmë shumë në Evropë dhe në botë”, ka thënë Demolli.
Ai mendon se boksierët tonë mund të arrijnë edhe më shumë, por sipas Demollit, boksit tonë i mungojnë sponsoret. Ai falënderon Ministrin e Sportit për ndihmën që i jep FBoxK-së, por sipas tij, për ta quar edhe më lart boksin tonë, duhen gjithsesi edhe sponsorë tjerë.

“Ne duhet të gjejmë sponsorë, dhe ne duhet ta falënderojmë ministrin e sportit që na përkrah në këto evenimente të mëdha, edhe pse pak më vonese, por kryesorja ne po ia dalim me ndihmën e ministrisë, por faktikisht ne nuk kemi sponsor tjetër që të na ndihmojnë që këta boksierë ose boksiere të shkojnë në kamp jashtë Kosovës, në kampe evropiane, botërore, ku mund të fitojnë përvojë dhe të mbajnë sparingje më boksierë cilësorë të nivelit botërore dhe olimpik. Deri më tani nuk kemi mund të arrijmë më shumë përveç Armend Xhoxhaj, ku e kemi dërguar në Kazikistan, por nuk kemi mundësi për tjerët boksierë dhe shpresoj së vitin e ardhshëm do të gjejmë ndonjë sponsor jashtë ministrisë, që të na mundëson që boksierë juniorë, por edhe femërore që t’i dërgojmë në këto kampe, sepse pa kampe boksi nuk mund të avancohet”, ka theksuar ai.
Zëdhënësi i FBoxK-së ka folur edhe për turneun më të madh në boksin tonë, turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.
Sipas Demollit, ky turne i përmasave ndërkombëtare do të ditët e fundit të muajit të ardhshëm. Ai thotë se përgatitjen për këtë turne, në të cilin do të marrin pjesë boksierë nga 12-13 shtete, tashmë kanë nisur. Ai është i bindur se edhe turneu i sivjetmë kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, do të jetë turneu i nivelit evropian. Ky turne do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...