Foto ilustrim

Këto janë çmimet e biletave për Shqipëri – Izrael

15 Tetor 2016 - 12:40      

Një muaj përpara sfidës kualifikuese me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave.

Ashtu si zakonisht, pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së.

Federata lajmëroi se në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit, ndërsa çmimet mbeten të pandryshuara nga dy sfidat e mëparshme që Kombëtarja ka luajtur në shtëpi.

Duke nisur nga 1,000 lekë (7.35 euro), që është çmimi më i ulët për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me biletat me vlerë 1,500 lekë (11 euro). Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2,000 lekë (14.70 euro), ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3,000 lekë (22 euro).

Me disponueshmërinë që është e lart, në treg janë hedhur edhe bileta në tribunat qendrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8,000 lekë të reja dhe në tribunën VIP, që kushtojnë 18,000 lekë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 12 Nëntor, në orën 20:45. Të dy ekipet kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vetëm një më pak se Spanja dhe Italia.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...