15 Tetor 2016 - 10:41
Mbarësia në klub ka bërë që Trepça '89, për befasi të shumicës, pas javës së tetë të jetë lidere në klasifikimin e Vala Superligës së Kosovës në futboll. Nëse eventualisht "xehetarët" e ruajnë kreun edhe pas javës së nëntë, atëherë ngadalë mund të futen në mesin e konkurrentëve për të fituar titullin.
Në javën e nëntë, 89-shin e pret sfida më e madhe e deritashme. Ekipi mitrovicas është mysafir i Prishtinës, që ishte lidere deri në xhiron e tetë. Ndeshja luhet në Obiliq, të dielën (nesër, 14:00). Trepça '89 prin në klasifikim me 21 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 20 pikë. Derbi do të vendosë nëse liderja do të mbetet e njëjtë apo do të ndryshohet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...