Foto: Reuters

Dortmundi dështon sërish

14 Tetor 2016 - 22:32      

Skuadra e Thomas Tuchelit nuk ka marrë pikët e plota në shtëpi kundër Hertha Berlinit, që në këtë sezon ka qenë në një formë të jashtëzakonshme.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes sulmuesit zviceran Valentin Stocker, i cili shënoi në minutënn e 51 pas asistimit nga Ibiseviq, raporton Koha.net.

Në minutën e 77 Dortmundi nuk arriti të barazojë shifrat pasi Aubameyang nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, vetëm pas tre minutave sulmuesi nga Gaboni arriti të barazojë shifrat.

Kur po zhvillohej minuta e 84 Dortmundi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Mor u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljes jo sportive.

Me këtë barazim skuadrat ndanë pikët, përderisa mbesin prapa liderit Bayern Munich.

Hertha vazhdon të mbajë vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa në të tretin Dortmundi është me 13 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...