Lenjani kujton ndeshjen e Beogradit: Flamurin s’mundet të na prekë askush

14 Tetor 2016 - 17:50      

Anësori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ermir Lenjani ka kujtuar ndeshjen në Beograd ndaj Serbisë, për të cilën ka thënë se ishte fitorja më e ëmbël e të gjitha kohërave.

Ndërsa ka theksuar se flamurin s’mundet të na prekë askush, transmeton Koha.net.

Sot, bëhen dy vjet që nga ndeshja Serbi – Shqipëri, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit që ishte shfaqur mbi stadium kur po zhvillohej minuta e 42.

Droni e barte flamurin me mbishkrimin “Autochthonous” me hartën e viseve etnike shqiptare dhe me portretet e Isa Boletinit e Ismail Qemalit, dhe kjo shkaktoi një përleshje të madhe ndërmjet futbollistëve në fushë, por edhe huliganët serbë u futën në fushë duke sulmuar futbollistët shqiptarë.

Shqipëria kishte marr pikët e plota nga kjo ndeshja pas vendimit të CAS-it, pikë këto që ishin vendimtare drejt kualifikimit për herë të parë në një Kampionat Evropian, përderisa Serbia nuk arriti kualifikimin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...