Donis Avdijaj përsëri aksidentohet

14 Tetor 2016 - 16:28      

Donis Avdijaj është një talent i padiskutueshëm i futbollit gjerman, ndërsa si drejtues automjeti lë për të dëshiruar.

20-vjecari i Schalkes ka sërish probleme me policinë gjermane, pasi është përfshirë sërish në aksidente automobilistike. Sipas autoriteve në Osnabryk, ku jeton futbollisti, më 3 tetor Avdijaj nuk ka respektuar sinjalistikën, duke kaluar semaforin me të kuqe, veprim që ka rrezikuar seriozisht jetën e një personi që po udhëtonte me bicikletë.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky rast, Avdijaj ka dëmtuar një automjet tjetër gjatë parkimit, dhe ç’është më e keqja nuk ka njoftuar për dëmin që ka bërë.

Sikurse njofton Bild, lojtari ia ka treguar ngjarjen drejtorit sportiv Chtistia Heidel, i cili më pas e ka ndëshkuar me gjobë në bazë të rregullores së klubit.

Mesfushori shqiptar është një person me precedent për sa u përket aksidenteve automobilistike. Dy vite më parë ai ishte shkaktar i një aksidenti me benzin e tij që kushtonte 150 mijë euro, transmeton Supersport.

Donis Avdijaj ishte kthyer vetëm pak ditë më parë në stërvitje pas mungesës tremujorë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë fazës përgatitore.

Sezonin e kaluar talenti shqiptar luajti në formë huazimi te Sturm i Gracit, por drejtuesit e Schalkes të kënaqur me zhvillimin e tij si futbollist e kthyen në shtëpi. Për Avdijajn kanë shfaqur interes klube të mëdha në Europë, cka e detyroi “blutë” mbretërorë të përfshinin në kontratën e tij një klauzolë largimi që shkon thuajse 50 milionë euro.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...