Sulmuesi i injoruar nga Kosova po shkëlqen me Malin e Zi

14 Tetor 2016 - 08:40      

Fatos Beqiraj të martën mbrëma shënoi gol të bukur me parabolë. Ishte goli i vetëm në ndeshjen ndërmjet Danimarkës e Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e botërorit "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Falë golit të sulmuesit kosovar, Mali i Zi fitoi 1:0 dhe u ngrit në pozitën e parë në Grupin E të eliminatoreve. Beqiraj më 8 tetor shënoi një gol në fitoren 5:0 të Malit të Zi kundër Kazakistanit.

Dy ndeshje, dy gola. Ky ishte bilanci i 28-vjeçarit në paraqitjet e fundit me Malin e Zi. Dy ndeshje javën e kaluar i luajti edhe Kosova. Pranoi plot nëntë gola dhe nuk shënoi asnjë, ndonëse në shtabin teknik të përfaqësueses vlerësojnë se në dispozicion kanë sulmues më të mirë se Beqiraj. Kështu interpretohet vendimi i Bunjakit që të mos llogaritë në sulmuesin korpulent nga Peja. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...