13 Tetor 2016 - 18:48
“Përfundimisht, jemi në fazën finale të përgatitjes, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla që na kërkohet të plotësohen standardet ndërkombëtare. Jemi krenarë me klubin e volejbollit ‘Drita’, i cili po na përfaqëson në gara europiane në volejboll, në Ligën e Kampionëve. Unë besoj në këto vajza dhe këto kampione të Kosovës do të na e zbardhin fytyrën në garat ndërkombëtare. Komuna është në mbështetje të plotë të këtij klubi dhe klubeve të tjera, në mënyrë që salla të përgatitet dhe të mirëmbahet”, ka thënë Haziri.
Ai tha se kjo është infrastruktura fillestare, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të kompletohet brenda dhe jashtë palestrës.
Lorik Ilazi, kryetrajner i KV “Drita”, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, duke angazhuar edhe dy lojtare nga SHBA dhe Brazili, duke shtuar se shpreson se do t’i gëzoj të gjithë gjilanasit me rezultat të mirë.
Ndeshja “Drita”- “Maritza Plovdiv” do të zhvillohet të martën mbrëma në ora 19:00, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...