13 Tetor 2016 - 10:31
Trepça kishte fituar atë ndeshje, ndërkohë që e fitoi edhe të mërkurën, kur u shënua 25-vjetori i nisjes së këtij rrugëtimi. Ekipet u ndeshen me formacionet e asaj kohe, po në Drenas. Golin e parë dhe të historisë e kishte shënuar Leonard Llazari
Drenasi ishte stacioni i parë, kurse Dublini i fundit në rrugëtimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) nga mëvetësia deri të pavarësimi i plotë. Por, për dallim nga Dublini, ku FHK-ja në vitin 2014 u bë anëtare me të drejta të plota, në Drenas nisi një epokë e re e hendbollit kosovar. Pikërisht të mërkurën në këtë qytet FHK-ja shënoi mëvetësimin e hendbollit kosovar.
Në palestrën e Drenasit u shënua 25-vjetori i pavarësimit të hendbollit me ndeshjen Trepça - Llapi (dy herë nga dhjetë minuta), që njëherësh ishte ndeshja e parë që shënoi fillimin e rrugëtimit të zorshëm. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën me përbërjet e atëhershme u mbyll me fitoren e Trepçës, sikurse edhe para 25 vjetëve. Të mërkurën rezultati ishte 11:7, kurse para 25 vjetësh 28:17. Goli i parë, më 12 tetor 1991, ishte shënuar nga Leonard Llazari i Trepçës. ..(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...