Tifozët e San Marinos tallen me Anglinë e Argjentinën

13 Tetor 2016 - 09:30      

Përfaqësuesja e vogël e San Marinos është përkujdesur për skena festimi të martën mbrëma, kur shënoi gol kundër Norvegjisë në pjesën e dytë të ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1:1, shkruan sot Koha Ditore.

Mattia Stefanelli konkretizoi një kundërsulm të San Marinos me një gol me gjuajtje nga zona, në minutën e 54-t, duke barazuar shifrat, pasi që në pjesën e parë bashkëlojtari i tij Davide Simoncini kishte shënuar autogol për të dërguar Norvegjinë në avantazh.

Dhe për disa çaste, dukej se San Marino do të nxirrte rezultat pozitiv.
Ata mbajtën rezultatin 1:1 deri në minutën e 77-të, para se Norvegjia të shënonte tre gola për të fituar 4:1.
Ishte një lehtësim për një grup të komentatorëve norvegjezë, një video e të cilëve duke reaguar me mosbesim pas golit të San Marinos, bëri bujë në "Twitter".

Madje edhe dritat e studios u ndalën derisa reaguan pasi përfaqësuesja e renditur në pozitën e 201-të në renditje të FIFA-s barazoi shifrat.

Por, rezultati final nuk ka prishur atmosferën te skuadra e San Marinos, meqë shënoi golin e parë si mysafire në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës pas 15 viteve.
"Norvegjia ka mundur të na shënojë 20 gola, por ne shënuam një gol si mysafir!", është shkruar në "Twitter" në një llogari të tifozëve të San Marinos.

Më pas në të njëjtën llogari kanë nisur talljet me Anglinë e Argjentinën që nuk shënuan gola të martën mbrëma.

"Ne kemi shënuar sonte më tepër gola se Anglia! Argjentina ka më pak gjasa të shkojë në Rusi sesa San Marino. Një gol sot San Marino, ndërsa Argjentina 0", është shkruar në atë llogari.
Argjentina pësoi 1:0 në shtëpi ndaj Paraguait, ndërsa Anglia luajti pa gola me Slloveninë...(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...