“Guardiola një ditë do të udhëheqë Argjentinën”

12 Tetor 2016 - 21:28      

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola do të dëshironte që një ditë të udhëhiqte kombëtaren e Argjentinës.

45-vjeçari ka shijuar sukses të madh me Barcelonën dhe Bayernin më herët, ndërsa tani ka impresionuar në fillim të sezonit me klubin e ri Manchester City. Ai është shprehur i hapur për të udhëhequr ndonjë kombëtare, ndërsa tani sulmuesi argjentinas ka thënë se trajneri i tij ka shprehur dëshirën për të udhëhequr Argjentinën.

“Ai është i mrekullueshëm. Ka një arsye pse pati sukses te Bayerni dhe pse fitoi gjithçka. Ai është një fitues. Guardiola më herët më kishte thënë se ne nuk e kemi ftuar në Argjentinë. ‘Do të doja të isha trajneri juaj’ më ka thënë”, ka deklaruar për “TyC Sports”, transmeton koha.net.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...