Xhaka krenar që është pjesë e Arsenalit

12 Tetor 2016 - 15:30      

Granit Xhaka ka folur për krenarinë e tij që është pjesë e Arsenalit, të cilin e ka përshkruar si klub me shumë klasë.

Mesfushori shqiptar kaloi te londinezët nga Borussia Monchengladbachu dhe është duke kaluar nëpër një formë të mirë në Emirates Stadium. Ai ka realizuar dy gola deri më tani.

“Më pëlqen të jem këtu”, ka thënë Xhaka. “Çdo gjë është duke shkuar siç duhet. Këtu gjërat janë mirë të planifikuara, edhe nëse luajmë në shtëpi apo jashtë”.

“Mund ta shihni se është klub me shumë klasë dhe kjo do të thotë gjithçka. Jam shumë krenar që luaj me këtë klub dhe të jem Gunner. Kjo më bën dyfish krenar pse u bashkova me këtë ekip. Është rrugë e përkryer”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...