12 Tetor 2016 - 10:07
Me fitore edicionin 2016-17 në BIBL synojnë ta fillojnë edhe Peja e Bashkimi, që janë të motivuara nga fitoret që regjistruan në fundjavë në kampionatin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Sigal Prishtina, Peja e Bashkimi rrugëtimin e tyre në edicionin e ri në BIBL, e nisin të mërkurën (sot).
Prishtina do të luajë e para. Bardhekaltërit janë mysafirë të skuadrës së Beroes nga Bullgaria në ndeshjen që nis në orën 17:00 dhe i takon Grupit A. Prishtina në kampionatin kosovar startoi me humbje, u mposht të dielën në Prizren nga Bashkimi (89:82). Pjesë e Grupit A në Ligën Ballkanike është edhe Bashkimi që prej orës 19:00 luan në Gjevgjeli të Maqedonisë kundër Kozhuvit.
Peja e pret në shtëpi skuadrën tjetër nga Maqedonia, Feni Industri. Kjo ndeshje nis në orën 19:30 në palestrën "Karagaçi" dhe i takon Grupit B, në të cilin bën pjesë edhe Trepça që u mposht të hënën nga Tirana. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...