Bamirësia e Mehmedit bën jehonë edhe në Zvicër

12 Tetor 2016 - 09:20      

Bamirësia e sulmuesit shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, ka bërë bujë edhe nëpër mediumet zvicerane.

Të hënën ishte raportuar nga mediumet shqiptare në Maqedoni se sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Mehmedi, e ka bërë me shtëpi një familje gjashtanëtarëshe nga fshati Padalishtë në afërsi të Gostivarit, transmeton Koha Ditore.

Familja gjashtë anëtarësh kishte jetuar në kushte të mjerueshme, në një shtëpi të vogël, ku nuk kishte as një kuzhinë të mirëfilltë apo banjë. Mehmedi, që është nga Gostivari, qysh para një viti i kishte ofruar ndihmën e tij familjes Mustafi dhe familja së shpejti mund të bartet në shtëpinë e re.

Mehmedi për "20minuten.ch" ka konfirmuar donacionin e tij dhe ka thënë se babai i tij është në Maqedoni për t'u përkujdesur që gjërat të shkojnë si duhet.

"Mehmedi ia dhuron familjes së varfër një shtëpi të re", ka shkruar "20minuten.ch".

"Reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, tregon zemër të madhe. Ai ia dhuron familjes Mustafi, që jeton në kushte të mjera në afërsi të qytetit maqedonas-Gostivar, një shtëpi të re", ka shkruar "Blick". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...