Kosovës nuk do t'i falen humbje tjera të thella

12 Tetor 2016 - 08:15      

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, e ka besimin e plotë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Por, besimin e FFK-së nuk do ta ketë edhe gjatë nëse Kosova vazhdon me rezultate si ato që i kishte javën e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova i humbi thellë dy ndeshjet eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018", të zhvilluara javën e kaluar. Kundër Kroacisë në Shkodër pësoi me rezultatin 6:0, ndërsa kundër Ukrainës në Krakow të Polonisë pësoi me rezultatin 3:0.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë të martën se Bunjaki e ka besimin e tij dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. (Intervistën e plotë të Vokrrit mund ta lexoni sot në gazetën Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...