11 Tetor 2016 - 22:04
Haxhiu, sipas kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri, është larguar për shkak që të mos shkelen kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s që thonë se në futboll nuk duhet të përfshihen fytyra politike, por kështu nuk ka deklaruar vetë Haxhiu.
“Sigurisht se shkaqet e ofrimit të këtyre dorëheqjeve janë që mos të inteferojë politika në instancat e futbollit”, kishte thënë sot në konferencë për media Vokrri, ndërsa Haxhiu në një postim në Facebook nuk ka përmendur arsyen e aktivitetit politik për largim nga FFK-ja, por thotë se misioni i tij tani është kompletuar.
“Sot kam dhënë zyrtarisht dorëheqje nga pozita e nënkryetarit në Federatën e Futbollit te Kosovës. Në mes të sportit dhe politikës, me zemër dhe shpirt jam me sportin. Por pas pranimit te FFK-ës në UEFA dhe FIFA, e konsideroj të përmbushur misionin tim në futbollin e Kosovës. Kështu që do të vazhdoj të kryej përgjegjësitë me të cilat me ngarkuan votuesit e mi, të cilët me votën e tyre më besuan që përmes PDK-së t’i mbroj interesat e tyre. Pra, do të vazhdoj të kryej detyrën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ndihem krenarë që projekti im dhe i bashkëpuntorëve të mi, i filluar në fillim të vitit 2008, për të sjellur në krye të FFK-ës presidentin Fadil Vokrri, ka qenë vizionar i sukeseshëm dhe ka sjellë shumë ndryshime pozitive në Federatën e Futbollit te Kosovës, deri në pranimin e plotë në UEFA dhe FIFA. Së bashku rrugëtuam në sfida dhe vështirësi deri në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Në shërbim të qytetarëve, në sherbim të Kosovës, vazhdojmë me projekte të reja!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Haxhiu në komente është pyetur përse nuk ka treguar arsyen për largim, por ai është kundërpërgjigjur se arsyeja është që “misioni është kompletuar”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...