11 Tetor 2016 - 19:05
Në një konferencë të mbajtur për media, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, ka thënë se dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, kishin ofruar dorëheqje qysh në muajin maj pasi Kosova u pranua në UEFA e FIFA.
Megjithatë, Vokrri ka thënë se këto nuk ishin pranuar menjëherë pasi kanë dashur që të shijonin së bashku ndeshjet e para kualifikuese të Kosovës.
“Pas pranimit tonë në Budapest, gjegjësisht në Mexico, të dy kolegët tanë kanë ofruar dorëheqje të menjëhershme nga postet e tyre në FFK, mirëpo ne kemi pasur dëshirë që të gjithë së bashku t’i shijojmë së paku këto ndeshjet e para kualifikuese dhe të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme edhe për Kuvendin e parë të punës si federatë e pranuar. Sigurisht se shkaqet e ofrimit të këtyre dorëheqjeve janë që mos të inteferojë politika në instancat e futbollit. Unë i falënderoj të dy kolegët për punën e jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku, pastaj shumë ligje që kanë qenë të ndërlidhura direkt apo në mënyrë indirekte me sportin, gjegjësisht me futbollin, janë mbështetur fuqishëm nga dy kolegët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Shpresoj se edhe pas dorëheqjes së këtyre dy deputetëve nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të arrihet finalizimi i inciativave të filluara për Ligjin për Sponsorisim dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim”, ka thënë Vokrri duke falënderuar dyshen për kontributin.
Ndërkohë, dy deputetët e larguar nga postet e tyre në FFK kanë thënë se do të vazhdojnë përkrahjen për futbollin e Kosovës dhe do të japin kontribut edhe në Kuvendin e Kosovës në çdo temë që ka të bëjë me futbollin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...