FFK zyrtarizon largimin e dy deputetëve

11 Tetor 2016 - 17:46      

Është zyrtarizuar dorëheqja e Bekim Haxhiut dhe e Murat Hoxhës nga postet e tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në një konferencë të mbajtur për media, FFK ka zyrtarizuar raportimin e koha.net se dy deputetët e Kosovës kanë ofruar dorëheqje për të mos shkelur kriteret për konflikt interesi.

Haxhiu ishte nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa Hoxha anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

Në këtë konferencë, kryetari Fadil Vokrri nuk ka komentuar zhvillimet e fundit të përfaqësueses së Kosovës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...