Maldini tregon përse refuzoi rolin te Milani

11 Tetor 2016 - 17:38      

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, në një letër të hapur ka sqaruar përse refuzoi mundësinë që të kthehej te klubi si drejtor teknik.

Maldini karrierën e tij 24-vjeçare e kaloi si lojtar i Milanit, duke realizuar më shumë se 900 paraqitje për klubin, të cilit i ndihmoi të fitojë 13 tituj, përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

48-vjeçari javën e kaluar njoftoi se ishte në bisedime me menaxherin e Milanit, Marco Fassone për mundësinë e një roli në San Siro, derisa ka mohuar raportimet se pronarët e klubit nuk ishin të kënaqur me kërkesat e tij.

“Milani për mua është çështje e zemrës dhe pasionit. Është rrëfimi im, i babait dhe fëmijëve të mi dhe askush nuk mund ta fshijë këtë lidhje tonën me ngjyrat e Rossonere. Kjo lidhje kërkon që unë të jem i kujdesshëm, precizë dhe profesionist në pranimin e punës që më ofruan”, ka shkruar Maldini në një postim të gjatë në Facebook.

“Natyrisht se do të ishte më e lehtë që të ndiqja gëzimin për këtë propozim dhe të thosha po, pa menduar për pasojat dhe të nisja këtë aventurë të re. Por jo, unë nuk mundem. Do të respektoj vlerat që më kanë përcjell gjatë gjithë jetës sime. Duhet të respektoj fansat që janë identifikuar me mua dhe pasionin tim. Duhet të respektoj Milanin dhe veten", transmeton Koha.net.

“Dua të sqaroj se mediat raportuan vetëm për aspektin ekonomik, duke harruar rëndësinë që unë dhe familja ime i përkasim Milanit. Paga nuk ka qenë problem në këtë marrëveshje. Asnjëherë nuk e kam për qëllim kërkesat ekonomike. I di limitet e mia. Dituria ime është për aktivitetet sportive. Më ofruan rolin e drejtorit teknik, para se të punoja si drejtor futbolli”, ka thënë veç të tjerash legjenda e Milanit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...