Haxhiu e Hoxha japin dorëheqje nga FFK

11 Tetor 2016 - 17:03      

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Koha Ditore në burime brenda FFK-së merr vesh se kjo do të zyrtarizohet në konferencën që do të mbahet prej orës 17:00.

Haxhiu, që është edhe deputet i Kosovës, ka ushtruar postin e nënkryetarit, ndërsa Hoxha, po ashtu deputet, ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Besohet se dorëheqjet vijnë për shkak të përmbushjes së kritereve të FIFA-s që njerëzit me poste politike mos të jenë në federata të futbollit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...