“Kurrë s’do të luaja për Barcelonën”

11 Tetor 2016 - 14:54      

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro në një intervistë për Onda Cera ka thënë se asnjëherë nuk do të luante për Barcelonën, pasi përveç që luan për “Los Blancos” është edhe fans i tij.

Casemiro momentalisht është i lënduar, por në këtë sezon ka qenë vendimtar në formën e lartë që ka treguar Real Madridi në fillim të sezonit, transmeton Koha.net.

“Kurrë nuk do të luaj në Barcelonë, sepse në Spanjë jam fans i Real Madridit. Real Madridi është shumë më tepër se që e kam pritur. Më pëlqen të zgjohem në mëngjes dhe të shkoj në Valedebebas (qendra e stërvitjes). Më pëlqen të jem me lojtarët, të bëj shaka, të punoj e të mësoj. Provoj të jetoj me futboll çdo ditë. Reali është jeta ime sot”, ka thënë Casemiro.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...